Qeveria po tenton të përfitojë nga gratë shtatzëna?

0

Qeveria e Malit të Zi po planifikon që shpenzimet për pushimin e lindjes ti kalojë nga Fondi i Shëndetsisë në kurriz të punëshënësve, shkruajn mediat malazeze.

Kjo do të shkaktojë jo vetëm deskriminimin e grave gjatë punësimit por edhe vështirësi në sektorin privat i cili edhe ashtu është i tkurrur nga tatimet e shumta.

Sipas projektligjit në shqyrtim, qeveria nuk do ju kompensojë punëdhënsave dy muajt e parë të pushimit të lindjes. Organizatat e grave por edhe OJQ-të janë kategorikisht kundër këtij plani të cilin e konsiderojnë diskriminues dhe kërcënim serioz për natalitetin e vendit.

Nuk kanë munguar as akuzat se ky plan po bihet me qëllim qepjen e buxhetit qeveritar i cili përditë e më shumë po gjendet në pozitë të vështirë.