Qeveria miraton ligjin. Simbolet kombëtare mund të përdoren lirshëm

0

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e e të enjtes miratoi propozimin e Ligjit Zgjedhor për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare. Me këtë vendim rregullohet e drejta për të zgjedhur, përdorur dhe shfaqur publikisht simbolet kombëtare të popujve pakicë dhe grupeve të tjera etnike në Mal të Zi, thuhet nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë.
Ministri Mehmet Zenka sqaroi se me këtë ligj pakicat kanë të drejtë të përdorin lirshëm simbolet kombëtare në festat familjare, manifestimet kulturore dhe politike si dhe insitucionet lokale në vendet ku përbëjnë mbi 5% të popullsisë.

Me këtë ligj ndalohet përdorimi i simboleve kombëtare në insitucionet e Qeverisë, Kuvendit, dhe Univerzitetit të Malit të Zi.