Qentë endacak problem përditë e më i madh

0

Numri i qenve endacak në rrugët e Ulqinit sa vjen e shtohet, duke shkaktuar jo pak shqetësim sidomos për këmbësorët në orët e natës.

Deri tani nuk ka pasur raste të sulmit, por vërehen rëndom grupe gjithnjë e më të mëdha që mund të jenë shumë të rrezikshëm. Edhe pronaret e lokaleve përballë gjimnazit shpesh ankohen se në mëngjes i gjejnë ato duke fjetur para derës, kurse në mbrëmje shqetësojnë klientët dhe kalimtarët e rastit.

Ky problem duhet të jetë nën kujdesin e policisë komunale por deri tani nuk duket se po merren masa në drejtim të përmirsimit të situatës. Edhe pse para disa muajsh u fol për plane në lidhje me ndërtimin e një azili, deri tani nga pushteti lokal nuk ka asgjë konrete.

Problem edhe më i madh është se për shkak të ushqimit këto grupe qensh duket se gravitojnë më së shumti në afërsi të restoranteve, furrave dhe shkollave, cka mund të përbëjë rrezik serioz për fëmijët.