Qëndra për Kulturë: Sonte koncerti festiv me rastin e 28 Nëntorit

0

Pas Maratonës së Pavarsisë, e cila ka filluar sot nga Shkodra dhe do të përfundojë në Ulqin, sonte në ora 19,00 në Qendrën për Kulturë do të mbahet koncerti festiv me rastin e festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Në koncert do të prezantohen artistë të njohur si Roza Anagnosti, Alma Memo Hoti, Myfarete Laze, Gjylie Pelingu, Pjaver Kroni etj.

Po ashtu do të ketë edhe këngë e valle nga trevat e ndryshme shqiptare.

Organizator i këtyre aktiviteteve është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës.