Qëndra ditore “Sirena” tani me ambulancë të pajisur

0

Institucioni bamirës Kisha Jezu Krishti shenjtori i ditëve të fundit, nga SHBA dhe me seli në Podgoricë, ka bërë të mundur pajisjen e mini ambulancës në këtë qendër me mjetet elementare.

Në pajisjen e kësaj mini ambulance kanë kontribuar edhe Nexhat dhe Besnik Xhurreta si dhe barnatorja “Pharmalife” e pronares Mehrixhane Dervishi Llazorja.

Drejtori i qendrës Bilal Alaj, ka falenderuar donatorët për kontributin e tyre, i cili do të përmirsojë përkujdesjen shëndetsore të fëmijëve në këtë qendër.