Pushkatohen se shikonin futboll!

0

Degjenerimi i organizatës ISIS duket se nuk ka fund. Antarët e kësaj organizate kanë pushkatuar 13 të rinj irakene për shkak se kanë shikuar ndeshje futbolli.

Ekzekutimi është kryer publikisht, kurse arsyetimi është se ata të rinj kishin bërë tifo për kombëtaren e tyre (irakiane) në Kupën e Azisë.

Trembëdhjetë të rinjtë janë vrarë publikisht në qytetin Mosul në Irak, me arsyetimin se kishin shikuar një lojë të kombëtares së tyre kundër Jordanisë, në kuadër të Kupës së Azisë. Vrasjet janë bërë më 12 janar, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.

Të rinjtë janë burgosur nga xhihadistët në Mosul, qytet i kontrolluar nga ISIS, bëjnë të ditur mediet ndërkombëtare, e pastaj janë pushkatuar sepse, duke e shikuar ndeshjen dhe duke bërë tifo, “e kanë shkelur sheriatin”.

Sipas gazetës britanike Daily Mail, që e përcjell lajmin nga një ueb faqe e aktivistëve anti IS të qytetit Raka në Siri, të rinjtë janë vënë në rreth e pastaj janë vrarë me breshëri. Trupat kanë mbetur për një kohë të gjatë në vend, pasi që familjarët e tyre nuk donin t’i merrnin nga frika se do ta pësonin edhe ata vetë nga terroristët.