Puntoret e fabrikës “Ultep” sot kanë filluar protestën

0

Puntoret e fabrikës “Ultep” në Katërkollë kanë filluar sot një grevë me të cilën kërkojnë të zgjidhet statusi i tyre, tu paguhen të ardhurat  dhe të kontributet  për pension.

Kjo fabrikë nuk punon prej vitit 2001, kurse kontributet e punëtorëve nuk paguhen nga viti 2008.

Puntoret  paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre të paktën pjesërisht nuk plotësohen,  ato do ta radikalizojnë grevën deri në bllokomin e rrugës.

Ato për protestën kanë lajmëruar Sindikatën Komunale, Sindikatën e Malit të Zi, Ministrinë e financave, Minisatrinë e punëve sociale dhe kryetarin e komunës së Ulqinit.