Provokon kisha serbe: Liturgji në Kalanë e Ulqinit.

0

Siç e kemi parashikuar me rastin e emërimin e priftit të ri ortodoks serb të Ulqinit kaluan vetëm disa muaj dhe kanë filluar provokimet. Prifti i ri ortodoks serb i Ulqinit që adhuron Çetnikët. (FOTO)

Te mërkurën në ora 9:00 kisha ortodokse serbe ka paralajmëruar liturgjinë në kalanë e Ulqinit në rrënojat e kishës për të cilën pretendojnë të jetë kishë serbe.

Këtë aktivitet është paralajmëruar në rrjetet sociale ku edhe ka zgjuar revolt tek komunitetit shqiptar. Nuk ka ende reagime të subjekteve politike shqiptarë e as të partive malazeze qytetare që kanë seli në Ulqin.

Përndryshe bëhet fjalë gërmimet arkeologjike në vendin ku dikur ishte kishë të cilën kisha ortodokse serbe tenton ta përvetësojë për vete. Banorët e kalasë çdoherë kan kundërshtuar aktet të tilla sikur ajo e vendosjes së kryqit në këtë vend para disa viteve.