Provimi i maturës në gjuhën amtare: Probleme për nxënësit shqiptarë

0

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se provimit të maturës në gjuhën shqipe sivjet i janë nënshtruar 316 nxënës, nga të cilët kanë arritur ta kalojnë me sukses 87,3% e tyre.

Kjo është një përqindje është shumë më e ulët se ajo  nxënësve në gjuhën malazeze, e cila arrin 97,38% për nxënësit e gjimnazeve dhe 90,50% për ato të shkollave profesionale.

Nuk dihet saktësisht se cilat janë arsyet e një rezultati kaq të dobët të nxënësve shqiptarë, por gjendja duket mjaft serioze. Edhe nëse rezultati i mirë i atyre që mësojnë në gjuhën malazeze nuk është real, shqetson fakti që nxënësit shqiptar po tregojnë sukses të dobët në gjuhën amtare.

Nxënësit shqiptarë kanë paraqitur gjithsejt 18 ankesa, nga të cilat janë pranuar të shqyrtohen 6 prej tyre.