Protestuesit gjuajn me gurë ambasadën e Shqipërisë

0

Një grup protestuesish ka gjuajtur me gurë në drejtim të ambasadës së Shqipërisë, njoftojnë mediat malazeze.
Sipas të dhënave të para nuk ka thyerje por vetëm dëmtime në fasadë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së jashtme të Shqipërisë, e cila e ka dënuar ashpër aktin.
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se nuk do të tërhiqen nga kërcënimet e huliganëve.

Aktin e ka dënuar edhe qeveria e Malit të Zi.