Pronarët e ullishtave në Valdanos paralajmërojnë protestë

0

Kryeatri i Shoqatës për kthimin e ullishtës së Valdanosit, Luka Gjakonoviq, ka paralajmëruar se në bashkëpunim me Shoqatën e Ullishtarëve, do të organizojnë protestë me qëllim që ti rikujtojnë qeverisë nevojën e mbrojtjes, revitalizimit, dhe kthimit të pasurisë pronarëve të ligjshëm, shkruan “Dan”.

Sipas tij, Valdanosi është pika më e zezë në gjithë bregdetin e Malit të Zi dhe turp i madh pë krejt vendin.

Sipas ekspertëve, rreth 70%  nga 18.000 rrënjë të ullinjve në këtë zonë vec janë shkatërruar.

Plani hapsinor i Ulqinit për këtë zonë nuk parasheh mundësi ndërtimi, me cka janë pajtuar edhe nga Ministria për zhvillim të qëndrueshëm.