Prokuroria e padrejtë ndaj shqiptarëve

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu është i zhgënjyer me vendimin e prokurorisë që tabloidin “Informer” e ndjek për vepër më të lehtë penale, për shkak të tekstit të publikuar.

Nimanbegu ka vlerësuar se “Informeri” me tekstin e lartpërmendur ka hapur urrejtje nacionale dhe se përgjigjja e prokurorisë është joadekuate.

Prokuroria dje ka sjellë vendim që ta ndjekë Informerin me dëmtim të reputacionit të kombit dhe bashkësive të tjera nacionale minoritare.

Neni i Kodit Penal në të cilin thirret prokurori parashikon dënim monetar prej 3000-10000 euro.

Nimanbegu ka thënë për Vijesti se prokuroria nuk ka cituar nenit e njëjtë në të cilin janë thirrur në padi, e për të cilin parashikohet dënim me burg.