Projekti për revitalizimin e Muzeut të Ulqinit

0

Nga Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte e komunës së Ulqinit, njoftojn që sot përfundoi përgatitja e projektit për Muzeun e Ulqinit i cili kap vlerën prej rreth 100 mijë euro.

Projekti synon revitalizimin e muzeut, ku përfshihet një renovim total i muzeut duke përfshirë: ndriçimin, muret, izolimet, vitrinat brenda muzeut etnografik, promovim vizual, pastrimin total të shkurreve, rrënjëve dhe të gjitha papastërtive që dëmtojn pamjen e këtij institucion të rëndësishëm për kulturën tonë.

Në bashkëpunim me Agjencionin për Ndërtim dhe Zhvillim të Ulqinit u përpilua një projekt ide për amfiteatrin, gjegjësisht skenën verore e cila do vendoset në sipërfaqe të Shkalasë – Citadelës, i cili do përmbajë 127 ulëse, dhe do montohet në formë të pjerrët në kënd.
Pas një përgatitje të mirëfilltë, nesër me 21 tetor, me projektin në fjalë do aplikojmë në Ministri për Financa, në kuadër të konkursit për ndarjen e pjesës nga përfitimet e lorjave të fatit për vitin 2014.

Projekti në fjalë mbetet ndër projektet më ambicioze që synon të zgjedh shumicën e problemeve të cilat hasen në Muzeun e Ulqinit dhe këtij institucioni ti kthejë vlerën dhe ta shndërrojë në qendër të mirëfilltë kulturore.