Projektet rajonale Sërbi – Shqipëri: Hekurudhë dhe autostradë drejt Tiranës

0

Grupet e punës po dakordojnë ndërtimin e autostradës, si dhe rinovimin e hekurrudhës Beograd – Tivar, nga i cili një teh do ndahet në drejtim të Tiranës.    

Grupet e punës të Sërbisë dhe Shqipërisë po dakordojnë detajet e ndërtimit të autostradës e cila do kalojë nga Nishi, nëpërmes të Prishtinës deri në Tiranë dhe do lidhte Sërbinë dhe Shqipërinë.

Përpos kësaj, po diskutohen edhe planet të rinovimit të hekurrudhës Beograd – Tivar, nga i cili një teh do ndahet në drejtim të Tiranës.

Këto dy projekte, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq së bashku do i prezantojnë në Bruksel në maj të këtij viti, ku do kërkojnë sufinansim nga Bashkimi Evropian.

Është vlerësuar që rinovimi ndërtimi i pjesës së hekurudhës do kushtojë rreth dy miliardë euro kurse autostrada do kushtonte 500 milionë euro.

Projekti rajonal 

 

Të dyja palët cekën se bëhet fjalë për projekte të rëndësishëm rajonale që do kontribuojnë në afrimin e Sërbisë dhe Shqipërisë.

“A keni parë ndonjëherë bashkimin e dy grupeve të punës serbo-shqiptare? Une jo. Njerëzit janë të gatshëm teknikisht nga një anë, si dhe nga ana tjetër që të përfundojnë këtë punë. Kjo është me rëndësi për mbarë rajonin. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Sërbinë dhe Shqipërinë – kjo ka rëndësi për mbarë rajonin”,  theksoi ministrja e Infrastrukturës e Republikës së Sërbisë Zorana Mihajlloviq.

Do kyçet edhe Prishtina, tha ajo, duke shtuar se Sërbia do tenton që të inkuadrojë edhe Malin e Zi.

“E pamundur është që të diskutohet për këto projekte pa kyçur edhe përfaqësuesit e Malit të Zi” përfundoi Mihajlloviq.