Progres Raporti i BE-së: Progresi i Ballkanit Perëndimor, i ulët

0

Progres raporti i ardhshëm i BE-së pritet të jetë kritik për arritjet e Ballkanit Perëndimor. Sipas BalkanInsight, secili prej vendeve ka shumë për të bërë, edhe pse disa janë në mënyrë të qartë duke bërë më shumë progres se të tjerët.

Duke cituar burime zyrtare pranë BE-së, BalkanInsight shkruan se raportet e Komisionit Evropian për vitin 2014 lidhur me Ballkanin Perëndimor do të nxjerrin në pah mungesat në fushën e sundimit të ligjit, korrupsionit, të drejtat themelore të tilla si liria e shprehjes, si dhe këcënimet ndaj pavarësisë së mediave.

BalkanInsight thekson se secili nga vendet në fjalë do të ketë shumëëtëë bërë në mënyrë që të përmbushë kriteret e BE-së.

“Pasardhësi i Stefan Fule do të ketë shumë gjëra pë të bërë nëmandatin e tij”, thotë një zyrtar në BE, duke iu referuar Komisionerit të Zgjerimit qëpo largohet dhe pasardhësit të tij, Johannes Hahn.

Çdo vitm Komisioni lëshon raporte individuale për shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku me Dokumentin e saj Strategjinë e Zgjerimit.

Zyrtarët e BE-së mësohet të kenë thënë se për rastin e Shqipërisë, duhet një kulturë bashkëpunimi e nevojshme për të rindërtuar dialog mes opozitës dhe partive qeverisëse. Për sa i përket Kosovës, theksohet ngërçi në parlament që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme, i cili ka penguar zgjedhjen e një kryetari dhe formimin e një qeverie të re dhe është një tjetër fushë e shqetësimit.