Programi ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi: Vlerësim për OJQ MogUl

0

Dje në Podgoricë u mbajt konferenca përfundimtare e  Programit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë IPA 2007-2013.

Konferencën e hapën Sekretari i shtetit për integrime europiane Aleksandër Pejoviq, Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së punëve të jashtme të Shqipërisë Daniela Çekani, dhe shefi i Sektorit për bashkëpunim pranë Unionit Europian Andre Lis.

Në kuadër të këtij programi janë realizuar 24 projekte me vlerë 5,9 milionë euro, ku vlen të theksohet projekti i rikonstruktimit të pikes kufitare Bozhaj-Hani i Hotit me vlerë 3,6 milionë euro, hapja e pikës tjetër Grabom-Zatrijebaçka Cijevna, por sidomos  afrimi ndërmjet njerëzve dhe institucioneve nga të dy vendet, tha Pejoviq.

Daniela Çekani tha se ky program ishte një eksperience pozitive dhe shprehu kënaqësinë për avancimin e koordinimit ndërmjet strukturave nga të dyja palët.

Pjesë e këtij programi ishte edhe projekti i OJQ-së MogUl nga Ulqini, i cili në komponentet People to People ka dale si më i miri.

 

MogUl1