Pritet që Komuna Ulqinit të ndajnë 190.000 euro për kuzhinën popullore?

0
“Nëse bazohemi në një mesatare të 350 shujtave (porcjoneve) nga 1,5 € për person, Komuna e Ulqinit do te ndajnë rreth 190.000 € në vit për kuzhinën popullore çka është me shumë seç ndanë për një ndërmarrje komunale”.

Muaj me radhë jemi dëshmitar të grupit entuziast të Ulqinit që morën për sipër organizimin e shpërndarjes së ushqime falas për qytetarët tanë që janë në nevojë.

Grupi “Porcjon Falas“ për çdo ditë ndanë rreh 350 shujta (porcjone) ditore që përgatisin gratë vullnetare çka është një numër i konsiderueshëm.

Pasi që organizatorët që rrinin prapa këtij grupi deri tani kanë arritur të  sigurojnë objektin nga organizata turistike që po përdoret për këtë aktivitet dhe tani ka ardhur koha që të sigurohet puna e vazhdueshme e këtij projekti, organizatorët janë drejtuar kryetarit të komunës Loro Nrekiq që menjëherë i ka premtuar që së shpejti do të themelohet kuzhina popullore në kuadër të Komunës.

Ndërkohë mësojmë nga organizatorët, këshilltarët e URA që kanë propozuar kuvendit që ti dhurohet një pagë mujore për “Porcjon Falas”.

Propozime vinë zinxhirë dhe hapen sikur entuziazmi i grave vullnetare që janë angazhuar deri në ketë moment në qellim të qëndrueshmërisë  së këtij projekt.

Përkthyer në shifra se sa mund të kushtojnë ky projekt mund të marrim shembull nga vendet tjera që e kanë realizuar.

Komuna e Podgoricës e cila ndanë rreth 600 shujta në ditë ndan nga buxheti 550.0000 euro në vit që i bie të shpenzojnë 2,5 € për person.

Katedralja e ringjalljes së Krishtit ne Podgoricë në kuzhinën e tyre ndanë rreth 1 € për person.

Beogradi që për një ditë ndanë 11833 shujta në ditë për kuzhinën popullore ndanë 6.100.000 € në vit i bie që të shpenzojnë 1,40 € për një person.

Nëse bazohemi në një mesatare të 350 shujtave (porcjoneve) mesatarisht nga 1,5 € për person, Komuna e Ulqinit do te ndajnë për një vit rreth 190.000 € për kuzhinën popullore çka është me shumë se për një ndërmarrje komunale.

Duke marr parasysh që duhet pajisur edhe hapësira që do të përmbushin edhe kushtet higjeno-sanitare në vitin e parë do ketë shpenzime edhe më tepër.

Mbet që të presim propozimin e parë të Kryetarit që është ofruar të nisin këtë projekt drejt Kuvendit që ta miratojnë dhe më në fund edhe Ulqini ta ketë kuzhinën popullore.