Priten rezultatet e analizave të limonit nga Turqia

0

Limoni i cili deri tani është importuar nga Turqia ka qenë i sigurtë për konsum njerëzor, gjegjësisht për shëndetin e njerëzve. Se a është i tillë edhe kontigjenti i ri prej të cilit inspektorët kanë marrë mostra të shtunën, pas informatave në mediat kroate se limoni i importuar nga Turqia mund të përmbajë materie të rrezikshme – do të merret vesh këto ditë, kur priten rezultatet e analizave.

Nga kompanitë “Voli” dhe “Lakovic” kanë deklaruar se nuk e importojnë dhe nuk e tregtojnë këtë produkt nga Turqia dhe kanë thënë që për këtë duhet folur me importuesit e frutave tropikale.