Prishtinë: Rama dhe Ahmeti përurojnë shtatoren e Ismail Qemalit

1

Është vendosur paraditen e sotme në Prishtinë shtatorja e Ismail Qemalit, në një ceremoni ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryeministri Rama u shpreh i nderuar dhe nënvizoi se misioni i Plakut të Madh nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë, edhe pse simbolike, në Prishtinë.

Duke kujtuar se Ismail Qemali u bënte thirrje vendeve të tjera që të respektonin të drejtat e shqiptarëve, Rama përsëriti thirrjen për të drejtat e shqiptarëve sot në Ballkan.

“Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t’i përpijë shqiptarët”, tha Rama.

 

I.Qemali1

1 Koment

  1. Tokat shqiptare do te bashkohen se kjo eshte ne interes to mikut te vertete te Shqiperise etnike USA Kosova+Shqipria +1/2 Maqedonise e per tokat shqiptare ne Male te Zi dhe Serbi parasitet pak problem por nese shqiptaret ne kto rajone vetedihsohen nuk ka me pas problem sidomos per ULQINIIN Kjo eshte pune e kryme kto qe ndodhin ne Kumanove nuke eshte vetetem rastesi. .

Comments are closed.