Princ Nikolla Petroviq dhe arkitekti Mouton vizituan Komunen e Ulqinit

0

Ai se bashku me perfaqesuesit e fondacionit “Petrovic” dhe arkitektin e mirenjohur Benzhamen Muton kryetarin e ICOM-it* të Francës u pritën nga Kryetari I Komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Takim I dytë radhazi pasi që ne takimin e parë u nis iniciativa per realizimin e studimit per trashëgiminë kulturore dhe sugjerimet për restaurimin dhe rregullimin e Kalasë së Ulqinit. Gjatë takimit konstruktiv u bë fjalë për aktivitetet që duhet bërë kur është fjala për rikonstriumin e objekteve të vjetra në Kala. Këtë rradhë u fol për masa konkrete të propozuara nga ana e të njohur Francez.

Nga ana tjeter kryetari Cungu, duke I shprehur mirënjohje për angazhim Princit dhe ekipit të anagazhuar nga ai tha se këto sugjerime janë të mirëseardhura dhe do të zbatohen edhe për këtë do të kërkohet dhe ndihma e subjekteve relevante republikane e europiane. Përmbushja e këtyre propozimeve do të ishte dhe një kontribut shtesë per idenë e hedhur lidhur me rradhitjen e kalasë, ndonjë pjesë të saj për rradhitjen në mbrojtje të UNESKOS.

*ICOM – (International Council of Museums) Këshilli ndërkombëtar I muzeve, është organ konsultativ për pranimin e anëtarëve të rinj në UNESCO.