Ambasada amerikane ka prezantuar sot pasardhësen e Sue K Brown në Mal të Zi, Margaret Ann Uyehara.
Uyehara, nënë e pesë fëmijëve, e lindur në Ohajo, ka eksperiencë prej tre dekadash në diplomaci.
E diplomuar në shkencat politike në univerzitetin e Michigan me 1981, ajo ka shërbyer si diplomate në shumë vende të botës, si: Gjermani, Austri, Indonezi, Filipine, Ukrainë, Japoni etj.
Përveç përvojës, ajo zotëron edhe 4 gjuhë të huaja; gjermanishten, frëngjishten, atë japoneze dhe ukrainëse.