Pret veshin në shenjë proteste kundër Putin

    0

    Të dielen, artisti rus Pyotr Pavlensky, aktivist anti-Putin u vendos sërish në qendër të vëmendjes. Ai lakuriq hipi në tarracën e një spitali psikiatrik të Moskës dhe me thikë preu pjesën e pasme të veshit të djathtë në shenjë proteste ndaj rikthimit të metodave të ish-Bashkimit Sovjetik ndaj të gjithë kundërshtarëve të pushtetit të Putin.

    Ngjarja ndodhi pikërisht në spitalin psikiatrik “Serbsky”, që në kohën e komunizmit ishte vendi ku mbyllej pjesa më e madhe e kundërshtarëve politikë të regjimit, pasi më parë “diagnostikoheshin si të sëmurë mendorë” nga një grup mjekësh.

    I mbuluar me gjak, Pyotr Pavlensky u mor nga policia e cila e shoqëroi menjëherë në spital.

    Kjo nuk ishte protesta e parë e Pavlensky-t. Ai në nëntor të vitit të kaluar në shenjë proteste ndaj qendrimit pasiv të shoqërisë moderne ruse, gozhdoi gjenitalet në Sheshin e Kuq, ndërsa më parë është bërë i famshëm edhe për qepjen e buzëve në shenjë proteste kundër arrestimit dhe më pas dënimit të bandës muzikore “Pussy Riot”.

    Në 2013 “Amnesty International” në raportin e tyre shpreh shqetësimi për rikthimin të metodave sovjetike në trajtimin e kundërshtarëve, duke i mbyllur ata në institucione psikiatrike.