Presion që Kuvendi të miratojë keqpërdorimet?

0

Mbledhja e Kuvendit Komunal të Ulqinit pritet të mbahet së shpejti, por që tani kanë filluar diskutimet prapa kuintave për pikat e rendit të ditës.
Në mbledhjen e kaluar në rend të ditës ishte edhe llogaria përfundimtare e cila kishte si shtesë edhe raportin e komisioni të formuar nga Sekretariati për financa, i cili tregonte se inventari me vlerë mbi 31.000 euro, i blerë me paratë e qytetarëve, nuk ndodhet në Komunë dhe as nuk dihet se ku ka përfunduar.

Fakturat për këto blerje janë nëshkruar nga ish kryetari Fatmir Gjeka.

Në opinionin publik qarkullojnë zëra se po kryhen presione të vazhdueshme që ky raport të mos dalë në Kuvend, por mungesa të trajtohet si “e dalë përdorimit” ose “rashod” në gjuhën malazeze, cka do të shpëtonte nga përgjegjësia ato që kanë tjetërsuar inventarin.

Mbetet për tu parë nëse raporti do të dalë në Kuvend apo dikush do të tentojë të miratojë këto keqpërdorime.