Presidenti Nishani nderon Richard Lukajn

0

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nderoi në Nju Jork personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan për ndihmën që kanë dhënë në përparimin e vendit amë. Presidenti Nishani po i jep fund një vizite në SHBA, gjatë së cilës ai mbajti edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Kombeve të Bashkuara.

Në restorantin e famshën të Nju Jorkut, The Russian Tea Room, dhjetra shqiptarë u mblodhën për një takim me Presidentin Bujar Nishani.

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut është më i madhi në Amerikë dhe ka ardhur në rritje për nga gjallëria, larmia dhe nga fuqia ekonomike.

Ata shquhen sidomos për lidhjet e ngushta që mbajnë me vendin amë.

Njëri ndër ata që morën Dekoratën Nderi i Kombit ishte Richard Lukaj, biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar. Megjithëse me një aktivitet financiar që përfshin transaksione në të gjithë botën me vlerë prej gati gjysmë trilioni dollarë, zoti Lukaj ka gjetur kohë për të punuar edhe me komunitetin dhe për tu marrë me veprimtari filantropike.