Presidenti Meta: Përshëndes vendimin e mençur për zgjedhje në Tuz.

0

Në postimin e tij ne faqen zyrtare në Facebook, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bëri një postim me të cilin përshëndet  arritjen e koalicjonit shqiptare në Tuz.

” E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike”.