Presidenti Meta për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Do të vizitojë edhe Ulqinin

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Meta do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe ato të partive shqiptare në Mal të Zi.Në kuadër të këtij qëndrimi, Meta do të vizitojë edhe Katedralen apostolike të Tivarit, kurse në Ulqin do të takohet edhe më përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.