Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani sot në Mal të Zi. Vizita në Tuz dhe Ulqin

0

Sic edhe kemi njoftuar dy javë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, sot do të fillojë vizitën dyditore në Mal të Zi.

Ardhja e Nishanit në Podgoricë pritet rreth orës 19.00 nga pika kufitare e Hanit të Hotit, prej ku do të drejtohet për në vilën Gorica.

Për ditën e sotme nuk janë paraparë takime formale, kurse nesër delegacioni do ti drejtohet Cetinjës ku në pallatin Blu do të organizohet ceremonia e pritjes nga presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq.

Pas takimit, të dy presidentët do të japin edhe një konferencë të përbashkët për media.

Pasdite presidenti Nishani do të zhvillojë një vizitë në komunën urbane të Tuzit, ku do të takohet me kryetarin e komunës dhe do të vizitojë shkollat e vendit si dhe një intervistë për televizionin lokal TV Boin.

Të marten delegcioni do ti drejohet Tivarit, ku është i paraparë një takim i presidentit me Arqipeshkvin e Tivarit Imzot Zef Gashin.

Pas kësaj vizite, presidenti Nishani do të vizitojë Ulqinin ku do të takohet me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka dhe do të vendosë kurorë me lule mbi varrin e Ymer Prizrenit.

varri i Ymer Prizrenit

Në hotelin Otrant, Këshilli kombëtar i shqiptarëve do të organizojë një takim me presidentin Nishani dhe delegacionin e tij, si dhe një takim me sportistët e qytetit.

Pas këtij takimi delegacioni do të drejtohet për në pikën kufitare të Sukobinës duke përfunduar kështu vizitën në Mal të Zi.