Presheva, pa flamurë e me polici

0

Në një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit janë hequr flamurët kombëtarë të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se flamurët janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë.

Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamurë kuq e zi rrugët e Preshevës.

Përndryshe, në Preshevë po mbretëron atmosferë e qetë, përderisa policia thuajse gjendet në të gjitha vendet ku parashihet të kalojë e qëndrojë kryeministri Edi Rama, sidomos në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”.