Premierë: Dokumentari nga Cani Lazoja për familjet ulqinake në Durrës

0

Të premten me 19 dhjetor, në ora 19:00 mbahet premiera e Filmit dokumentar “Familjet Ulqinake në Durrës”, autor i të cilit është Cani Lapi Lazoja, këngëtar, kantautor dhe artist i shquar nga trevat tona.

Filmi bazohet në studim i cili autori i lartëpërmendur e ka zhvilluar në terren, gjegjësisht në qytetin e Durrësit, intervista të ndryshme dhe dëshmi që tregojnë histori të Ulqinakëve të cilët kanë emigruar në Durrës nga qyteti i Ulqinit që në vitet e para të shekullit të 18.

Një dokumentar emocioniues, i cili ia vlen të shikohet.Qendra për Kullturë, Ulqin, Salla e Teatrit, e premte, 19 dhjetor, ora 19:00.