Prej nesër përsëri rritje e temperaturës

0
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Të nxehtit duket se do të vazhdojë edhe për një kohë në Ballkanin Jugor. Prej ditës së nesërme pritet që temperaturat e ajrit të pësojnë përsëri rritje, lajmërojnë nga qëndrat hidrometeorologjike të rajonit.

Në Mal të Zi pritet që të nxehti të kap maksimumin në ditët e fundjavës, megjithse nuk ka gjasa të përsëriten ato të javës së kaluar.

Një parashikim i gjatë i motit tregon për ditë të nxehta deri në javën e dytë të gushtit, kur edhe priten ulje graduale të temperaturave.