Prej nesër mot me shi dhe rënie e temperaturës

0

Në ditët e ardhshme meteorologët njoftojnë mot me reshje shiu dhe rënie graduale të temperaturës.

Kjo rënie pritet të jetë më drastike nga fundjava kur temperatura minimale pritet të jetë rreth 14 gradë celzius, kurse ajo maksimale rreth 20 gradë.

Sipas parashikimit, njëjti mot pritet të jetë edhe në fillim të javës së ardhshme.