PPS (SNP) e Ulqinit kërkon nga të ikurit të kthejnë mandatet

0

Ndryshimet në Mal të Zi nuk janë të mundura pa një PPS të fortë, u tha në seancën e KK të kësaj partie në Ulqin, në të cilën morën pjesë kryetari Srgjan Miliq dhe nënkryetarët Bakiq dhe Samarxhiq.

Në mbledhje u theksua se në periudhën e ardhshme duhet intensifikuar puna për konsolidimin dhe forcimin e infrastrukturës së partisë, dhe se dallimet duhet të zgjidhen në organet e partisë.

Qëndrimi i Këshillit Komunal të PPS-së së Ulqinit është se ata që e lëshuan Partinë Popullore Socialiste të Malit të Zi , duhet ti kthejnë mandatet për ata njerëz të nderuar që kanë mbetur në PPS dhe, siç thanë ata, vetë mund të zgjedhin se kujt në listën e kësaj partie do ti takojnë, pa pasur frikë se vendimi i tyre nuk do të respektohet.