Portugalia na ndëshkoi në sekondat e fundit

0

Shqipëria ka pësuar një humbjetë hidhur në Elbasan Arena kundër Portugalisë me rezultat 0-1, duke pësuar gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Shqipëria ka treguar lojë më të mirë në pjesën e dytë, ndërsa Portugalia e kishte iniciativën e lojës në pjesën e parë.

Skuadra jonë pati një mundësi reale përmes një goditje të Cikalleshit e cila përfundoi në shtyllë ndërsa edhe Portugalia kishte një mundësi të mirë por për fat topi përfundoi jashtë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Miguel Veloso në minutën e 90+2-të, pas një goditje nga këndi.

Pas kësaj humbjeje, Shqipëria renditet e treta me 11 pikë, ndërsa Portugalia e para me 15 pikë. Danimarka renditet e dyta në grup me 12 pikë, por me një ndeshje më shumë.

 

shqiperi-portugali1