Pompat e Kripores akoma jasht përdorimit

0

Pompat e Kripores, vendosja në punë e të cilave u paralajmërua për fillim të korrikut, akoma nuk punojnë.

Për riparimin dhe vendosjen e tyre në punë, qeveria dhe UNDP ndanë rreth 200.000 euro, por sic duket për ujë do të pritet deri në fund të javës tjetër. Të paktën kështu për gazetarin e “Vijesti” kanë konfirmuar ekspertë që po punojnë në to.

Sipas tyre, kur do të vendosen pompat në punë varet kryesisht nga investitori.

Uji i detit ka një rëndësi ekzistenciale në ruajtjen e biodiverzitetit të kësaj zone, shkatërrimi i të cilit ka ngjallur reagimin e institucioneve europiane.

Ishte pikërisht iniciativa e tyre që qeveria u detyrua të mbështesë revitalizimin e Kripores dhe ruajtjen e saj nga devastimi i mëtejshëm.