A po largohet Mali i Zi nga BE-ja?

0

Raporti i fundit i Komisionit Europian tregon frustrim në rritje përballë përparimit sklerotik të Malit të Zi dhe që mund të interpretohet vetëm si një dekorim i lehtë për të marrë paksa lëvdatë, shkruan Dr Mathias Menke.

Raporti i fundit i progresit nga Komisioni Evropian shënon një nisje të re në raportin e BE-së ndaj aksesit të Malit të Zi.    

Për herë të parë ka patur njohje të posaçme nga rrethet diplomatike më të larta se Mali i Zi nuk është krenaria e zgjerimit Evropian, siç u supozua së fundmi. 

Duke reaguar ndaj raportit të progresit mbi Malin e Zi, Komisioneri Politik për Zgjerim dhe Fqinjësi Stefan Füle tha se: “shkalla e përparimit të […] reformave në drejtim të sundimit të ligjit do tregojë përparimin e përgjithshëm të negociatave të bashkangjitjes. Poqese nuk arrihen rezultate prekëse, negociatat do ngadalësohen”.                 

Kjo është gjithsesi gjuhë e rëndë nga Komisioneri Evropian për Zgjerim – më të rëndën që pamë deri më tani lidhur me bashkangjitjen e Malit të Zi Bashkimit Evropian – dhe për të parën herë hapet mundësia e frenimit të bashkangjitjes së Malit të Zi.      

Tashmë duket qartë se brenda BE-së po rritet frustrimi ndaj progresit të ngadalësuar, gjë që sinqerisht mund të interpretohet sikur një dekorim: duke ndërmarrë minimumin e mundshëm në minutën e fundit për të fituar paksa lëvdatë. Kjo u dëshmua të martën, ku pas më shumë se një vjet zvarritjeje, Qeveria më në fund e caktoi Gjykatësin e Gjykatës Supreme, vetëm një ditë para publikimit të Raportit të Progresit.

Diplomatët evropianë qartë i lexojnë këto taktika dhe me të drejtë, pasi janë gjithnjë e më të padurueshëm me sjelljen e Qeverisë Malazeze. Raportet e mediave që Kryeministri Millo Gjukanoviq po e udhëheq shtetin “sikurse të ishte biznesi i tij familjar” janë më se brengosëse – sa që klauzola e kontrollit e cila mund të ngrijë negociatat e bashkangjitjes gati është aktivizuar.

Komisioneri Füle gjithashtu shton brengosjen mbi sistemin gjyqësor të Malit të Zi, duke thëne se “qytetarët meritojnë që të mbështeten në një administratë gjyqësore objektive dhe efikase” – duke sqaruar se aktualisht ky sistem nuk ekziston.

Fatkeqësisht, mund të konfirmojmë se sistemi gjyqësor i paanshëm nuk është realitet në Mal të Zi, dhe që politizimi i proceseve gjyqësore vazhdon të jetë problem real. Kompania e Aluminit e Evropës Qendrore (CEAC) ka investuar goxha në shkritoren e KAP-it, në atë kohë një ndër kompanitë më të mëdha në Mal të Zi, por që gjatë dekadës së fundit ishte dëshmitare që investimet e saj u zhvleftësuan nga Qeveria malazeze. Meqenëse ishte e pamundur që të fitohet drejtësi brenda sistemit ligjor malazias, CEAC detyrohet që të inicojë disa arbitrime ndërkombëtare kundrejt qeverisë së Malit të Zi për shkak të prishjes së marrëveshjes së KAP-it, si dhe traktatit për mbrojtjen e investimeve të huaja në mes të Malit të Zi dhe Qipros.

Dhe CEAC nuk është i vetmi investitor i huaj nga BE i cili u dëmtua, me procese në pritje ndër gjykatat ndërkombëtare kundrejt Qeverisë së Malit të Zi, që dëshmon se sa i thyer është sistemi gjygjësor.

stefan-fule

Raporti i progresit posaçërisht përmend rrezikun i cili i kanoset ekonomisë së Malit të Zi nga polemika e pazgjidhur e KAP-it: “Shitja e KAP-it mbetet e bllokuar përderisa administatori për falimentim mund ta transferojë pronën pa asnjë problem, me rrezikun e ri për bartjen e barrës mbi financat publike”.

Në fakt, vlera totale e shumë rasteve të arbitrimeve ndërkombëtare kundrejt qeverisë së Malit të Zi nga investitorë të huaj tanimë tejkalon 1 miliardë euro. Kjo përfaqëson afro një të tretën e GDP-së, që është 3.4 miliardë euro. Poqese Mali i Zi fajësohet në këto raste, gjë që është shumë e mundshme, kjo do e rrezikojë seriozisht ekonominë e Malit të Zi. Përmes urrejtjes së sundimit të ligjit si dhe të drejtave të investitorëve ndërkombëtarë, qeveria e Gjukanoviqit me vetëdije e rrezikon mirëqenien e qytetarëve të vet.

Gjithnjë kemi cekur se përkrahim anëtarësinë eventuale të Malit të Zi në BE, kjo nuk mund të ndodhë doemosdo, dhe Stefan Füle pa dyshim që e sheh këtë fakt. Faktet reale tregojnë se probleme serioze lidhur me sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e invostitorëve ende qëndrojnë. Na gëzon fakti se Komisinoni Evropian njeh seriozitetin e këtyre  problemeve.

Tanimë, ekziston presion i qartë mbi qeverinë Malazeze nga vetë Komisioni Evropian që të implementojë reforma domethënëse, të zgjidhë çështjen e KAP-it dhe t’i japë zgjidhje të kënaqshme rasteve të shumta kundër saj nga investitorë të huaj të drejtëpërdrejtë siç është CEAC.

Dr Matthias Menke është avokat në Graf von Westphalen në Frankfuert. Performon si  këshilltar i jashtëm tek Kompania Qendrore e Aluminit Evropian (CEAC), kompani kjo me qendër në Qipro që synon që të bëhet një prodhues alumini i integruar për Evropën Qendrore dhe Lindore.