Plazhi i Madh: Merr flakë jahti i firmës Rokshped

0

Jahti luksoz, pronar i të cilit është firma e njohur Rokshped, ka marrë flakë sot në ujrat përballë plazhit Copacabana.

Nga fotot e dërguara në portalin tonë shihet qartë se flakët pothuajse e kanë djegur komplet mjetin lundrues. Nuk dihet akoma nëse ka pasur dëme të mëtejshme por nga burime jozyrtare thuhet se nuk ka pasur viktima.

Jahti në fjalë para pak ditëve u bë mjet i interesimit të mediave, pasi në të u pa të lundrojë deputeti i PDS (DPS) Luigj Shkrela.