Platforma e përbashkët: Mbahet takimi i partive politike shqiptare

0

Sonte në Ulqin u mbajt një takim ku morën pjesë partitë politike shqiptare, me qëllim diskutimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Për dallim nga takimi i parë i thirrur nga kryetari i komunës Fatmir Gjeka, kësaj rradhe ishin prezent përfaqsuesit e të gjitha partive.

Pritet që së shpejti partitë të dalin me detaje në lidhje me takimin dhe arritjet e mundshme, si dhe të vazhdojnë të mblidhen edhe në të ardhmen.

Edhe pse dallimet në mes këtyre subjekteve nga ana programore janë pothuajse inekzistente, probleme gjithmonë paraqesin ambiciet joreale të liderëve të tyre, si dhe animoziteti i thelluar nga përcarjet e vazhdueshme të partive, cka e vështirëson arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme.