Plasin dy zjarre. Intervenojnë zjarrfiksat

0

Mbrëmë rreth orës 20.00, anëtarët e shërbimit të mbrojtjes kanë pasur dy intervenime të suksesshme . Në të njëjtën kohë janë dhënë dy alarme zjarri,  një në lagjen  Pinjesh dhe tjetri në ullishtën Bashbylyk. Në Pinjesh zjarri afër varrezave ka kërcënuar edhe shtëpinë e banorit  Xh.A , por me intervenim në kohë të zjarrfiksave u shua shpejt.

Shumë më të vështirë zjarrfiksat e kanë pasur ne ullishtën e S.B, e cila ndodhet në një terren të padepërtueshëm. Zjarri ka kërcenuar edhe ullishtat e tjera përreth por me intervenim të shpejte zjarrfiksat arritën ta lokalizojnë aty rreth orës 23.15 minuta.