Plas skandali: Malli i blerë nga Komuna nuk dihet se ku ka përfunduar

0

Komisioni i ngritur nga Sekretariati për financa për numërimin e inventarit në Komunën e Ulqinit ka dorëzuar edhe raportin përfundimtar, ku vërehen parregullsi kolosale pasi një pjesë e këtij inventari mungon dhe nuk dihet se ku ka pëfunduar. Bëhet fjalë për mallin e blerë gjatë kohës kur në krye të Komunës ishte lideri i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka.

Nga inventari i munguar ndodhen telefona celularë me vlerë 700-800 euro, garnitura për dhoma gjumi e te tjera me vlerë 1000-1800 euro, tepisona, komplete tavolinash e karrigash, e me dhjetra pajisje të ngjajshme për shtëpi.

Të gjitha këto blerja janë nënshkruar nga kryetari i athershëm Fatmir Gjeka dhe kapin vlerën rreth 31.000 euro.

Por kjo nuk është e gjitha.

Nëshkrime për blerjen e mallrave kanë hedhur edhe këshilltarët e Partisë Demokratike , bile edhe shoferi i atëhershëm i Komunës, të cilët për këtë nuk kanë pasur autorizim.

Të gjitha këtoj janë bërë pa kurrfarë tenderi.

Nuk dihet se sa është shuma e totale e shpërdoruar në këtë mënyrë, por duke pasur parasysh se Gjeka ka pasur kontroll të financave prej viti 2006, me një shkëputje 3 vjecare, dëmi duhet të jetë me përmasa kolosale.