Plani i qeverisë: Çmimi i cigareve deri me 2019 deri në 5 euro

0

Për rreth 200.000  duhanpirësit në Mal të Zi nuk ka lajme të mira. Prej 1 prillit akciza për prodhimet e duhanit do të rritet përsëri, çka do të sjellë edhe rritjen e çmimit final.

Kjo për Atlas TV është konfirmuar nga Ministria e financave.

Sipas kësaj, çmimi i cigareve do të rritet 10-20 cent për kuti, në varësi të llojit. Plani i qeverisë është që të rrisë akcizën për duhanin çdo prill deri në vitin 2019, kur çmimi të arrijë atë të vendeve të Bashkimit Europian.

Austri dhe Gjermani çmimi për kuti shkon nga 4.5 deri në 5.5 euro, kurse cigaret më të shtrenjta i paguajnë norvegjezët, plotë 12 euro për kuti.