Plaçkitet dyqani i orëve. Dëmi mbi 10 mijë euro

0

Dje në orët e para të mëngjesit, dyqani i orëve që ndodhet para ëmbëltores “Holidej”, është plaçkitur nga persona të panjohur.

Mësohet se janë vjedhur më shumë se 100 orë dhe orendi të tjera dhe se vlera e dëmit është rreth 10 mijë euro. Policia ka bërë ekzaminimin e vendit të krimit dhe të dhënat janë dërguar në qendrën forenzike në Podgoricë.

Edhe pse dyqani në fjalë si dhe ato përreth kanë kamera sigurie, identifikimi i autorëve do të jetë i vështirë për arsye të pamjeve të dobëta si pasojë e motit të keq.