Peshkopi Amfillohije Radoviq: Sëmundjet helmuese që kanë dominuar në këto troje janë Turqizimi dhe Brozizmi

0

Sipas kryepeshkopit të kishës ortodokse serbe për Malin e Zi dhe Bregdetin, ekzistojnë dy sëmundje të rënda dhe helmuese që kanë dominuar në këto troje – turqizimi dhe brozizmi.

“Sëmundja e pare është turqizimi. Një pjesë e popullit tonë, sipas asaj të Njegoshit: “u turqizua mendjelehti dhe i dobëti” ndërroi fenë, u largua nga kryqi i ndershëm dhe feja eë Nemanjiqëve dhe u bë musliman.

Edhe sot gjithkush ka të drejtë që të zgjedh në jetën e vet, por kur zgjedhim, duhet gjithnjë të zgjedhim atë që është më e mire nga ajo që është më e keqe”, tha peshkopi Amfillohije Radoviq, i cili dje shërbeu me rastin e “Mitrovdanit” liturgjinë e shejntë peshkopale në kishën e Shën Dimitrit në Kollashin.

Sipas fjalëve të tij, i gjithë njerëzimi e di çfarë është më e mira.

Pra, “sëmundja që mendjelehtët dhe të dobëtit, të tremburit, të frikësuarit, të paaftit që të luftojnë për fenë e vet, për shpirtin e vet, për fytyrën e vet i shpjeu në rrugën e turqizimit”, theksoi ai.

Amfillohije Radoviq tha se sëmundja tjetër që ka dominuar në këto troje është – brozizmi.

“Brozizmi është një sëmundje e rëndë dhe helmuese, kisha thënë se është edhe më e rëndë se kjo e para. E para së paku i mësoi njerëzit me njëfarë të vërtete të thellë të eksiztencës njerëzore dhe jetës në tokë. E dyta fatkeqësi, brozizmi, është helmuese, sepse vret Zotin tek njerëzit. “Nuk besoj në qiell, por besoj Marksin dhe Engelsin”, ju vetë e dini që i kënduam këto vargje, për fat të keq”, tha peshkopi Amfillohije Radoviq.

Ai theksoi se i ka thënë Millovan Gjillasit se i kanë djegur duart nga aplaudimi “Tito; Gjido, Tito, Gjido…”

Ai më tej theksoi se sot në Kollashin ka dalluar vetëm një tabelë me shkrim në cirilik, kurse të gjitha të tjerat ishin të shkruara me shkronja latine.

“Është turp që Kollashini u shndërrua sot në një vend latinik. Dhe shkronjat nuk janë të pavlera, ai që ndërron “azbukën”, ai ndërron edhe shumëçka. Ndërrohet feja, ndërrohet morali, ndërrohet fytyra…” , tha në mes tjerash Radoviq.

Sipas fjalëve të tij, po të mos ishte brozizmi, nuk do ishte as “Parada e Turpit” në Podgoricë.

“Po të mos ishte brozizmi, i cili helmoi mendjet, nuk do kishte as “Parade të Turpit”. Nuk do kishte ndodhur ajo që po ndodh sot”, thekson ai.

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe për Dioqezën e Malit të Zi dhe Bregdetit i ftoi qytetarët e Kollashinit që vitin që vjen, për kremtimin e Shën Dimitrit në qytetin e tyre të mos kishte më të papagëzuar./CDM