Pesë filma të veçantë që portretizojnë shkrimtarët

0

Disa prej filmave më të bukur në histori trajtojnë degë të ndryshme të artit. Në portretet e shkrimtarëve, asnjëri nuk është i njëjtë me tjetrin – ata herë paraqiten si heronj të artit, e herë si njerëz të mjerë e të harruar nga njerëzimi. Në vijim ja pesë nga filmat më  interesantë që trajtojnë shkrimtarët dhe përjetimet e tyre po aq artistike sa librat që botuan.

barton

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Barton Fink (1991), regjia: Vëllezërit Coen

Vëllezërit Coen janë të pamëshirshëm dhe mjaft komik kur është fjala për filmat që trajtojnë mendjen si fenomen, ndërsa “Barton Fink” mund të jetë vepra e tyre më e mirë në këtë fushë. Me John Turturro-n dhe John Goodman, filmi bën fjalë për një skenarist njujorkez që udhëton në Los Anxhelos për të shkruar skneare filmash. Rezultatet, ndërkaq, janë pamje që më shumë iu ngjajnë viteve 1940  ëndërrimtare. Fink vuan nga bllokim i tmerrshëm i shkrimtarit, ndërsa ngjarjet e çuditshme që i ndodhin vazhdimisht, vetëm sa e shpërqendrojnë edhe më shumë nga detyra e tij. Një film unik në llojin e vet.

angel

 

 

 

 

An Angel at My Table (1990), regjia Jane Campion

 

Biografia e shkrimtares së ndjerë Janet Frame, me regjinë e shkëlqyeshme të Campion, përplot me empati dhe kuptim. Në tri segmentet e filmit, Janet rritet në klasën e mesme, ka një fëmijëri të vështirë dhe diagnostikohet gabimisht me skizofreni. Për tetë vite që kalon në spitalin mendor, ajo vazhdimisht shpërblehet për shkrimet e saj – gjë të cilën e kupton pak para një operacioni të rrezikshëm. Karriera e saj këtu merr një kthesë, që e bën filmin të shkëlqyer.

providence

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Providence (1977), regjia Alain Resnais

Një histori që shtron dilemat në mendjen e një romancieri, gjatë procesit të shkrimit. Filmi është prekës dhe i bukur, teksa rrëfen historinë e letrarit në moshë, Clive Langham. Gjatë zhvillimit të filmit, kuptohet se skenat e paraqitura në film, nuk janë vetëm copëza që thurin jetën e shkrimtarit, por edhe copëza që thurin romanin e tij. Resnais, si zakonisht, nuk zhgënjen me portretet e veçanta humane.

starting

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Starting Out in the Evening (2007), regjia Andrew Wagner

Frank Langella këtu bën një portretizim të shkëlqyer të një shkrimtari, në përshtatjen e romanit të Brian Morton. Bëhet fjalë për një romancier të harruar, Leonard Schilling, si dhe Lauren Ambrose, një studente ambicioze, e cila është e vendosur ta kthejë Schilling-un sërish në skenën publike. Ndër tjerash, filmi premton biseda tejet interesante dhe intelektuale.

contempt

 

 

 

 

 

 

 

Contempt (1963), regjia Jean-Luc Godard

Natyrisht që këtu nuk mund të mungonte Godard. “Contempt” është një ndër të shumtit filma të zhanrit New Wave, që përpiqet ta përndritë procesin e të shkruarit – dhe se si del arti prej tij. Këtu, një romancier, tashmë i distancuar nga gruaja e tij (luan Brigitte Bardot), merr përsipër të rishkruajë skenarin e “Odisesë” së Homerit. Filmi shtron pyetjen e paevitueshme “arti kundër komerciales”, ndërsa drama e një martese që shkatërrohet është lajtmotivi që bie në sy artistikisht.