Përurohet zyra e re e Forcës në Katerkollë

0

Sonte në Katërkollë me fillim në ora 19.00, me një ceremoni modeste, Forca e Re Demokratike përuroi zyrën e saj të re.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i kësaj partie Nazif Cungu, deputeti dhe kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu, sekretari i KKSH-së Faik Nika, dr. Nail Draga dhe Vjollca Lika-Çobaj.

Kryetari Cungu shprehu kënaqësinë për vazhdimsinë e prezencës së kësaj partie në Anë të Malit, dhe mbështetjen gjithnjë e në rritje, cka e kanë treguar edhe zgjedhjet prej vitit 2006. Ai të pranishmit i njoftoi me arritjet e deritanishme dhe planet për të ardhmen kundrejt përmirsimit të situatës politiko-ekonomike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Deputeti Nimanbegu foli për problemet e arsimit dhe arritjet që Këshilli Kombëtar ka realizuar gjatë kësaj periudhe, ku spikat futja në përdorim e abetares kombëtare dhe formimi i komisionit për adaptimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Në fund për të pranishmit u shtrua një koktej modest.

Katerkolle2