Përsëri rradhë kilometrike në kalimin Sukubinë-Muriqan

0

Rreth 500 automjete të cilët kanë krijuar një rradhë prej gati 2 kilometrash, ndodhën në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan duke pritur hyrjen për në Mal të Zi.

Sipas mediave shqiptare, shumica e tyre janë kosovarë që po udhëtojnë për në vendet e Europës pasi kanë kaluar festat në vendlindje.
Shkak i kësaj vonese thuhet se është ndryshimi i regjimit në anën malazeze, nga ai i përshpejtuar në atë normal.

Prej mëngjesit deri sot pasdite, në këtë pikë kanë kaluar rreth 2500 automjete.