“Perla e Bunës” së shpejti në Prishtinë dhe Tiranë

0

Filmi “Perla e Bunës” i cili në pjesën më të madhe është realizuar në Ulqin, përveç premijerave në Serbi, Bosnje dhe Mal të Zi, së shpejti do të shfaqet edhe në Prishtinë dhe Tiranë, me përkthim në gjuhën shqipe.

Ky film shërben njëkohësisht edhe si promovues i bukurive natyrore të Ulqinit, pasi kuadrot janë inçizuar në disa nga pjesët më atraktive të qytetit. Premijera në Prishtinë do të jetë me datën 3 maj , kurse në Tiranë me 4 maj.