Përkujtimi i 20 vjetorit të Srebërnicës (foto)

0

20 vjet më parë, midis datave 11 dhe 18 korrik 1995, Srebërnica dhe mbarë bota do të përjetonin masakrën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. 8300 personau vranë dhe u masakruan nga forcat serbe që drejtoheshin nga gjenerali Ratko Mlladiq.

Kjo masakër është trajtuar si genocid nga Tribunali i Hagës dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ndërsa para pak ditësh të njëjtën gjë bëri edhe Parlamenti Europian.

Në këtë 20 vjetor në qendrën memoriale në Potocar, do të varrosen eshtrat e 136 viktimave që tashmë janë identifikuar e që deri më tani janë konsideruar të zhdukur.

Në tubimin përkujtimor do të marrin pjesë më shumë se 80 delegacioneshtetërore, si presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë Borut Pahor dhe Kolinda Grabar-Kitaroviq, ai i Malit të Zi Filip Vujanoviq, pastaj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ai i Turqisë Ahmet Davutoglu, si dhe i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Në delegacionin e SHBA-ve marrin pjesë ish presidenti Bill Clinton dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton si dhe ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright.