Përkrahja e shtetasve të Malit të Zi për NATO-n është rritur

0

Gjatë 18 muajve të fundit, mbështetja e shtetasve të Malit të Zi për futjen në NATO është rritur me 4,4 përqind. Ekspertët dhe zyrtarët thanë se kriza në Ukrainë dhe fushata e Podgoricës për të mbledhur mbështetje për Aleancën janë të dyja përgjegjëse për këtë zhvendosje.

Aktualisht, më shumë se 35 përqind e popullsisë është pro NATO-s dhe numri i atyre që janë kundër futjes ka rënë me deri në 8 përqind, në 44,5 përqind, sipas Qendrës malazeze për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM).

Rreth 20 përqind e shtetasve janë të pavendosur mbi integrimin në NATO të Malit të Zi për momentin.

Nenad Koprivica, drejtor ekzekutiv në CEDEM, i tha SETimesse bashkimi me Aleancën është gjithashtu i lidhur fort me pranimin në BE.

“NATO është një organizatë politike-ushtarake që është e angazhuar ndaj të njëjtave vlera, parime dhe qëllime si BE. Njëzet e dy anëtarë të BE-së janë anëtarë të NATO-s gjithashtu. Për këtë arsye, NATO duhet parë si një aleancë vlerash,” i tha KoprivicaSETimes.

Sipas Aleksansar Dedoviç, drejtor ekzekutiv Qendrës Alfa me bazë në Nikshiq, përpjekjet e qeverisë dhe kriza ukrainase dhe siriane u kanë dhënë shtetasve më shumë arsye të mbështesin NATO-n. Përpjekjet nga OJQ-të lokale kanë qenë gjithashtu përgjegjëse, duke lejuar akses më të mirë informacioni për publikun lidhur me vlerat e NATO-s.

“Shtetasit kanë qenë prekur për dekada nga lufta, kriza humanitare, situata të rënda ekonomike e sociale që kanë pasuar Malin e Zi gjatë tranzicionit të vet. Ata po kërkojnë tani një zgjidhje në sistemin kolektiv të sigurisë të NATO-s Të vetëdijshëm se integrimi në NATO është një zgjidhje afat-gjatë për paqen dhe stabilitetin, shtetasit do të jenë më të përkushtuar ndaj vlerave të NATO-s,” i tha Dedoviç SETimes.

Ai nënvizoi se një shumicë shtetasish presin që integrimi euro-atllantik të forcojë institucionet dhe rendin e ligjit dhe të reduktojë korrupsionin. Sipas kërkimit të CEDEM, 54 përqind e shtetasve besojnë se integrimi në NATO do të ndikojë pozitivisht në reformat në shoqëri.

Milan Milanoviç, një menaxher bari në Podgoricë, tha se shpreson se NATO do ta ndihmojë Malin e Zi të bëhet një vend më i mirë për të rrojtur, pasi anëtarësimi do ta detyrojë qeverinë e tij të bëjë disa ndryshime.

“Mali i Zi është një vend i vogël, por ka shumë korrupsion. [Anëtarësimi në NATO] mund të na detyronte ne të ndërtonim një shtet me një territor më të sigurt e më të qëndrueshëm,” i tha Milovanoviç SETimes.