Përfundon tenderi për punime në Plazh të Madh

0

Drejtoria e të Mirave Detare ka bëre përzgjedhjen e ofertës më të mirë për tenderin e shpallur me datë: 23.10.2014, në lidhje me punimet për rrethimin e dunave të rërës në Plazhin e Madh.

Fituese e tenderit u shpall kompania “Energogroup” d.o.o nga Podgorica, që njëkohësisht kishte ofruar edhe cmimin më të favorshëm për kryerjen e punimeve, gjegjësisht, shumën prej 29.900 euro, duke llogaritur edhe TVSH-në.