Përfundon kampi Montenegro Eco Sport Life i mbajtur në Ulqin

0

Ulqini ishte mikpritës i kampit të parë ndërkombtarë “Montenegro Eco Sport Life” i cili zgjoi interesim të madh jo vetëm në vend por edhe në rajon, shkruan gazeta “Vijesti”.

Kampi u mbajt në hotelin “Olimipic” i cili oftroi kushtë mjaft të përshtatshme, si palestra, sauna, bazeni dhe plazha. Veçori specifike e këtij kampi ishte konsumimi i ushqimit organik vendas.

Drejtori i kampit Goran Gjukanoviq, tha se kampistët dhe nevojat e tyre ishin në plan të parë, dhe kujdes të veçantë i’u kushtua gjendjes së tyre fizike.

Kampi si bazë kishte  shumë aktivitete sportive – futboll, basketboll, tenis, volejboll, ragbi si dhe artet marciale.

Planet janë që ky kamp të mbahet dy herë në vit, një në dimër (janar) dhe një në verë (qershorë).

“Ky kamp ndërkombtarë është i veçantë në Europe për arsye se në të mund të marrin pjesë të rinjtë por edhe të moshuarit. Për të dyja kategoritë ekzistojnë programe të posaçme. Mendoj se gjithkush mundet të ndajë 10 ditë në vit për ti ja kushtuar shëndetit fizik. Duhet theksuar se kushtet në hotelin “Olimpic” janë vërtetë optimale” – përfundoi hendbollisti i njohur Gjukanoviq.